Secondary Adv

Vaksinimi masiv-Manastirliu: Vijon vaksinimi i hapur gjate gjithe gushtit

Muaji gusht do të jetë muaj i hapur vaksinimi masiv për çdo qytetar mbi 18 vjeç.

 

Lajmi bë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga qendra shëndetësore nr.1 në Tiranë, ku tha po ashtu se deri më tani, 24% e popullsisë është vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës kundër COVID. Manastirliu i bëri thirrje çdo qytetari që të paraqiten në qendrat shëndetësore, ose në qendrën më të afërt të vaksinimit me kartën e identitetit, për të kryer vaksinën antiCOVID. “Mbulesa vaksinale po rritet. Jemi 24% e popullatës me 2 doza. Situata është e kontrolluar, por si pasojë e variantit Delta numrat janë rritur në mënyrë të lehtë si edhe shtrimet në spitale. Qytetarët nuk janë të vaksinuar ato që janë të shtruar në spital”, tha Manastirliu./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat