Raporti i Bankes se Shqiperise: Rritet cmimi i banesave, ulen qerate
Banesat në Shqipëri kanë pësuar një rritje të çmimit me të paktën 2.3% në tremujorin e dytë të këtij viti. Ndërkohë që qeraja ka pësuar një rënie me rreth 0.4 %.
Në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë kjo tendencë lidhet me interesin e qytetarëve për të blerë një shtëpi në një kohë që bankat e nivelit të dytë kanë lehtësuar standartet e dhënies së kredive hipotekare.Në tremujorin e dytë të këtij viti çmimi i banesave ka pësuar një rritje me 2.3%. Ndërkohë që çmimi i qerave ka pësuar një rënie të lehtë me rreth 0.4%. Banka e Shqipërisë ka publikuar këto të dhëna në raportin e fundit të politikës monetare.
Sipas insitucionit qendror financiar ne vend, rritja e çmimit të banesave ka ardhur si rezultat i shtimit të interesit nga qytetarët për të blerë shtëpi. Por në të njëjtën kohë ndikim ka dhënë edhe rritja e besimit konsumator dhe lehtësimi i standardeve për kredinë hipotekore.Gjithashtu, bazuar në vrojtimin e aktivitetit kreditues, bankat raportuan se kërkesa e individëve për kredinë për blerje banesash është rritur në tremujorin e dytë. Ndërkohë që rënia e qerave ka ardhur si pasojë e largimit të studentëve në këtë periudhë, te cilet zene nje pjese te rendesishme te tregut te banesave me qera.
Por Banka e Shqipërisë thekson se pavarësisht luhatjeve, indekset e çmimeve dhe të qerasë qëndrojnë nën mesataren e pesë viteve të fundit. Banka Qendrore nxjer në pah se sektori i ndërtimit në këtë tremujor ngadalësoi ritmet e rritjes vjetore.Ky institucion parashikon se në pjesen e mbetur te vitit do të ketë rritje të kapaciteteve shfrytëzuese dhe si rezultat vijueshmëria e investimeve publike në infrastrukturë sinjalizojnë për ecuri të përmirësuar në këtë sektor në tremujorin e dytë.