Secondary Adv

Ndryshojne rregullat per kufijte tokesore ne Gjermani: Hyrja vetem me Green Pass

Për të penguar përhapjen e virusit, nga data 1 gusht hyri në fuqi detyrimi i testit për të kthyerit nga pushimet në Gjermani.

 

Gjermania rikthen detyrimin për të bërë një test PCR për të kthyerit nga pushimet, masë që u mor për të penguar përhapjen e virusit në fund të pushimeve të verës. Të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare duhet të paraqesin para hyrjes në Gjermani testin negativ, certifikatën e vaksinimit apo dëshmi se e kanë kaluar sëmundjen më parë. Ky rregull vlente deri tani për pasagjerët me linja ajrore, por tani vlen për të gjitha rrugët e hyrjes në Gjermani, me automjet, autobus apo tren. Kontrollet do të zhvillohen në masë të gjerë.

 

Në anën tjetër në Gjermani debatohet për ndalimin e testimit falas për personat e pavaksinuar. Më shumë zëra brenda qevrisë të cilët kërkojnë që testet falas për COVID-19 të hiqen nga qarkullimi në kohën që të gjithë personat do të kenë mundësi të vaksinohen. Përjashtim duhet të ketë për ata që nuk mund të vaksinohen për shkaqe shëndetësore apo për fëmijët e të rinjtë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat