Secondary Adv

Shtyhet afati per dorezim dokumentacioni per tunelin e Llogarase: Fondi limit 18.96 miliard leke

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shtyrë afatin e dorëzimit të dokumenteve për kompanitë e interesuara për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

 

Referuar afateve të reja, investitorët kanë kohë deri në datën 30 gusht 2021, duke iu dhënë edhe një muaj kohë kompanive të interesuara në ndërtimin e kësaj vepre infrastrukturore, duke qenë se afati përfundonte në datën 28 korrik. Gara për përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë Tunelin e Llogarasë, përmes një koncesioni me afat 35-vjeçar u hap në datën 30 qershor të këtij viti, ndërkohë që kjo është përpjekja e radhës, për të shpallur fituese një kompani, që plotëson kriteret e vendosur në tender.

 

Fillimisht, gara u hap në mesin e dhjetorit të vitit 2020, ndërsa ministria synonte që të përmbyllte garën në shkurt të këtij viti. Por, ajo nuk u finalizua me sukses, çka ka detyruar këtë institucion të rihapë procedurën konkurruese. Fondi limit i vënë në dispozicion është 18.96 mld lekë, ndërkohë që referuar dokumenteve të tenderit afati i zbatimit të kontarës do të jetë 37 muaj, çka do të thotë se nëse marrim parasysh edhe procedurat e garës, lidhjes së kontratës apo pajisjen me lejet e nevojshme, kjo vepër nuk do të jetë gati në këto 4 vite.

 

Tuneli i Llogarasë do të ketë një gjatësi prej 6 km, ndërsa do të shkurtojë kohën e aksesimit të jugut të vendit me rreth 45 minuta. Ai është pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës Vlorë – Sarandë, ndërkohë që sipas projektit ai nis nga Ura e Shën Elizës dhe do e ketë daljen në Urën e Palasës, duke evituar tërësisht Qafën e Llogarasë./Burimi: Scan TV


Më të lexuarat