Secondary Adv

Segmenti Kalimash-Morine: Miratohet fondi i shpronesimeve

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpronësimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Kalimash-Morinë”.

 

Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar. “ Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit tokë “arë” dhe tokë “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 2 milionë e 474 mijë e 632 lekë. Vlera e përgjithshme e shpronësimit të përballohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit të jetë 3 (tre) muaj pas datës së hyrjes në fuqi të tij./Burimi: Scan TV


Më të lexuarat