Secondary Adv

Rriten eksportet nga Kosova ne Gjermani: Vlera shkon ne 57 per qind

Në periudhën janar-qershor 2021, Kosova ka eksportuar mallra në Gjermani me vlerë 24,608,344 euro.

 

Sipas Doganës së Kosovës, në periudhën janar-qershor 2021, Kosova ka eksportuar mallra në Gjermani në vlerë 24,608,344 euro në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ku ka eksportuar 15,677,802 euro, me rritje prej 8,930,542 eurosh, ose shprehur në përqindje 57%. Eksportet kryesisht përbëhen nga: plastikë dhe artikuj prej tyre; artikuj prej gizës dhe çelikut dhe mobileritë. Drejtorja e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, thotë që Oda në vazhdimësi ka ndihmuar firmat anëtare ta shfrytëzojnë më mirë potencialin e tyre për eksporte në Gjermani, duke dhënë një kontribut në uljen e deficitit të lartë në bilancin tregtar të Kosovës me Gjermaninë.

 

“Kosova ka potencial të madh për ta shumëfishuar eksportin e saj në Gjermani. Këtë më së miri e ilustrojnë statistikat e fundit të Doganës së Kosovës, sipas së cilit në 6 muajt e parë të vitit 2021, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, vërehet rritje mbresëlënëse prej 57% të eksportit për në Gjermani”, theksoi Hasani, duke iu referuar të dhënave të Doganës së Kosovës.

 

Ajo thotë se edhe vitin e kaluar, në kohë pandemie pati rritje të eksporteve mbi 42% për në Gjermani, në krahasim me 2019-n. “OEGJK, përmes këshillimit për eksport, trajnimeve dhe aktiviteteve konkrete me asociacionet e saj partnere në Gjermani mbështet në mënyrë të vazhdueshme kompanitë kosovare që kanë synim tregun gjerman”, shpjegoi Hasani./Burimi: Monitor


Më të lexuarat