KESH hap tenderin: Projektet ne Fierze, Koman dhe Vau i Dejes, ja detajet
KESH ka hapur tenderin për shërbime për përgatitjen e projekteve për ndërhyrjet në njësitë e prodhimit HEC Fierzë, HEC Koman, HEC Vau Dejës.
Fondi limit/vlera e pritshme e kontratës është 50 milionë lekë dhe kohëzgjatja e saj është 36 muaj nga data e lidhjes se marrëveshjes. Afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave 09 shtator 2021 Ora: 10:00. “Qëllimi i shërbimit do të jetë për të përmbushur detyrat e kërkuara sipas nevojave për projektim në kuadër të investimeve të mundshme që KESH sh.a do të realizojë gjatë një periudhe 3 vjeçare. Kryesisht do të realizohen projekte në shërbim të investimeve për mirëmbajtjen e veprave inxhinierike, ndërtime te reja inxhinierike, ndërtim dhe mirëmbajtje te rrugëve te aksesit dhe lidhëse, ndërhyrje në sistemet teknike ekzistuese, projektim apo montim te sistemeve te reja, ndërtime civile, ndarje funksionale apo mirëmbajtje te atyre ekzistuese, etj” shkruhet në dokumentet e tenderit./Burimi: Scan TV