Secondary Adv

Aeroporti i Kukesit me PPP: Qeveria do te investoje 1 mln euro per masa inxhinierike

Qeveria shqiptare, nëpërmjet buxhetit të shtetit, vendosi të investojë gjatë këtij viti në Aeroportin e Kukësit rreth 1 milion euro.

 

Ministria e Infrastrukturës, në raportin e monitorimit të buxhetit për 4-mujorin e parë ka sqaruar se, investimi prej 121 milionë lekësh do të përdoret për shërbime inxhinierike të pavarura për zbatimin e Kontratës Koncesionare/PPP “Për rehabilitimin, operimin dhe transferimin e Aeroportit të Kukësit”. Nga vlera totale e investimit, në 4-mujorin e parë u përdorën 23 milionë lekë, ose rreth 20% e planit vjetor. Investimet e qeverisë në Aeroportin e Kukësit përbejnë gati 50% të totalit të investimeve në infrastrukturën aeroportuale ketë vit.

 

Aeroporti i Kukësit, i dyti në vend, edhe për fluturime ndërkombëtare më 11 janar 2019 iu dha për administrim me koncesion të formës PPP, Bashkimit të Përkohshëm të Shoqërive “Global Technical Mechanichs” dhe “Bami” kundrejt një vlere investimi prej 7,999,393 euro (pa TVSH). Investimi i koncesionarit parashikon rehabilitimin dhe operimin e Aeroportit të Kukësit, duke bërë zgjerimin e pistës së aeroportit, zgjerimin e terminalit të pasagjerëve, zgjerimin e zonës së parkingut etj.

 

Kur u ndërtua fillimisht objekti kushtoi 16 milionë euro dhe ishte një grant që dha Mbreti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed Bin Sulltan pas përfundimit të luftës së Kosovës, në fillim të viteve 2000. Po që nga viti 2005 kur përfunduan punimet deri në vitin 2021, për gati 16 me radhë qeveria shqiptare ka prokuruar së paku 100 mijë euro në vit për të ruajtur dhe mirëmbajtur e objektin. Ndërtimi i aeroportit nisi më 10 maj 2003 dhe përfundoi më 31 tetor 2005. Sot, ky aeroport ka terminalin e pasagjerëve, kullën e drejtimit, pistën për uljen e avionëve, vendqëndrimin për 7 të tillë, sistemin e ndriçimit, vendparkimin e mjeteve dhe rrethimin me një perimetër prej 5 mijë metrash.

 

Me datën 15 korrik kompania “Air Albania” aktivizoi fluturimin e parë nga Aeroporti i Kukësit drejt Zyrihut dhe Stambollit. Që nga 15 korriku e deri më tani, nga ky aeroport janë zhvilluar 16 fluturime. Aeroporti është konceptuar të funksionoje për shërbime “low cost” Aeroporti i ri i Kukësit po planifikon tashmë 6 fluturime në javë dhe duket se kërkesa e udhëtarëve për të fluturuar nga dhe për në Kukës është e lartë, kështu që pritja jonë për këtë projekt të ri të transportit ajror, sipas deklarimeve të drejtuesve të aeroportit./Burimi: Monitor


Më të lexuarat