Secondary Adv

Shkrutohet me 12 per qind buxheti per infrastrukturen rrugore

Buxheti i rishikuar nëpërmjet aktit normativ ka shkurtuar fondet për infrastrukturën rrugore me 8.2% dhe ato për transportin detar me 45%.


Këto shkurtime që lidhen direkt me infrastrukturën nuk e kufizojnë ndikimin e negativ vetëm në mosrealizimin e projekteve, por ka rrezik të rikthejnë sërish borxhet e qeverisë ndaj kompanive të ndërtimit të rrugëve.Buxheti i ministrisë së Transportit me rishikimin është shkurtuar me 12 për qind. Fondi i transportit rrugor është shkurtuar me 1.7 miliardë lekë, fondet për ujë dhe kanalizime janë shkurtuar me 17 për qind ose me 2.6 miliardë lekë dhe fondet për transportin detar janë shkurtuar me 45%.


Shkurtimi i buxhetit në mes të vitit sidomos për transportin rrugor ka qenë shkaktari kryesor në vitet e mëparshme për krijimin e detyrimeve të prapambetura ndaj bizneseve që kishin kontrata punimesh në rrugë. Duke qenë se tenderimet në fillim të vitit bëhen duke marrë në konsideratë fondet që ka parashikuar buxheti, shkurtimi i tyre në mes të vitit krijon detyrime të kompanitë kontraktore me qeverinë.Nisja e punëve publike të pambuluara me financim ka ulur eficencën e këtyre investimeve duke çuar në shpërdorimin e parave publike.


Në këtë situatë dhe përballë kërkesave të FMN-së për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt, qeveria ka bërë një rivlerësim te të gjitha projekteve ekzistuese. Në bazë të këtij rivlerësimi, Këshilli i Ministrave do të përcaktojë një listë, në të cilën do të jenë të renditura projektet që do të financohen. Lista sipas marrëveshjes me FMN duhet të ishte bërë publike para qershorit të këtij viti dhe ato projekte, të cilat nuk janë pjesë e saj, do të anulohen.
Paralelisht në kontratat e reja që nënshkruhen për punët publike, Ministria e Financave ka kërkuar vendosjen e një klauzole, sipas të cilës, nëse projekti avancon më shumë se sa fondi i buxhetuar, kontrata bëhet nul dhe kompania nuk do të marrë asnjë lekë nga buxheti./Monitor


Buxheti fillestar 2015    Buxheti i rishikuar    Diferenca e vlere    Diferenca ne %
Ministria e Transportit dhe infrastrukturës    40,357,330    35,354,181    -5,003,149    -12.4
Planifikimi, menaxhimi dhe administrimi    503,000    508,000    5,000    1.0
Transporti rrugor    21,807,129    20,016,314    -1,790,815    -8.2
Mbështetje për studime në transport    20,230    20,430    200    1.0
Transporti Detar    1,199,500    654,565    -544,935    -45.4
Transporti Hekurudhor    786,800    784,300    -2,500    -0.3
Transporti Ajror    28,000    28,000    0    0.0
Furnizimi me Ujë dhe Kanalizime    15,612,671    12,942,572    -2,670,099    -17.1
Menaxhimi i Mbetjeve Urbane    400,000    400,000    0    0.0



Më të lexuarat