Secondary Adv

Ankandi i letrave me vlere ne Kosove me 13 gusht: Vlera arrin 25 mln euro

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 13 gusht 2021 do të mbahet ankandi i 12-të i Letrave me Vlerë për vitin 2021.

 

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet trevjeçar në shumën 25 milionë euro. Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 3 vjet dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës./Burimi: Monitor


Më të lexuarat