Secondary Adv

Mberrijne 56 mije vaksina Pfizer: MSH apel qytetareve per vaksinim

Kanë mbërritur në vendin tonë 56,160 vaksina Pfizer kundër koronavirusit.

 

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kryeministri Edi Rama bëjnë të ditur se në aeroportin “Nënë Tereza” sapo kanë ardhur edhe 56,160 vaksina Pfizer. Në total, numri i vaksinave të ardhura në vend që nga fillimi i procesit të vaksinimit shkon në 1,755,570. Ndërsa infektimet me COVID vijojnë të rriten që pas shfaqjes së variantit Delta. Në 24 orët e fundit janë shënuar 149 raste të reja dhe 1 humbje jete nga COVID, ndërsa dje u raportuan 132 raste. "Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një 76 -vjeçare nga Tirana", thuhet në njoftimin e ministrisë.

 

Në 24 orët e fundit janë kryer 3,753 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 149 qytetarë, në këto bashki: 57 raste në Tiranë, 15 raste në Shkodër, 7 raste në Kavajë, Vlore, 6 raste në Durrës, 5 raste në Lushnje, Pukë, Gjirokastër, Kuçovë, 4 raste në Fier, Lezhë, Sarandë, 3 raste në Krujë, Berat, Pogradec, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Mat, Përmet, 1 rast në Has, Tepelenë, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Himarë, Peqin, Konispol.

 

Aktualisht janë 763 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 27 pacientë. Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,370 që nga fillimi i epidemisë.  Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, thotë Ministria e Shëndetësisë, ndaj i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

 

"Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127", thotë ministria./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat