Lista e re e barnave me rimbursim, FSDKSH: Shtohen 23 medikamente
Lista e re e barnave me rimbursim është publikuar në Fletoren Zyrtare, janë shtuar 23 barna të reja.
Lista e re e barnave me rimbursim është publikuar në Fletoren Zyrtare, ndërkohë që sipas Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për vitin 2021 janë shtuar 23 barna të reja, që e cojnë ne 1191 listën e alternativave tregtare të mjekimit për diagnozat e sëmundjeve kronike. Fondi në dispozicion për 2021 është 107 milion dollarë, çka sipas FSDKSH-së garanton një paketë më të plotë të barnave që merren falas nga qytetarët me sëmundje kronike.
Në Listë përfshihen barna, të cilët trajtojnë dhe mbajë në kontroll sëmundjet kronike me shpeshtësi më të madhe në popullatë si diabeti, hipertensioni, sëmundjet kardiovaskulare. Ndërkohë që, sipas FSDKSH-së, në listë janë përfshirë edhe barna inovative për trajtimin e disa lloje tumoresh si ai i mushkërive, gjirit si edhe alternativa mjekimi për pacientët të cilët vuajnë nga pasojat e COVID-19. Pacientët e dializës janë një grup tjetër që do të përfitojnë marrjen me rimbursim të një tjetër medikamenti për parandalimin e komplikacioneve të rënda nga sëmundja.
Edhe këtë vit në Listën e Barnave të Rimbursueshme përfshihen barna me marrëveshje të posaçme, duke ulur çmimin e barit me proçes negocimi me kompanitë më të mëdha multinacionale dhe për rrjedhojë, duke zgjeruar numrin e qytetarëve përfitues. Me barnat e reja që i shtohen listës parashikohet të përfitojnë falas rreth 6000 pacientë në vit, ndërkohë që në total përfitojnë barnat mbi 450 mijë pacientë në vit./Burimi: Scan TV