Secondary Adv

Ulet buxheti per sektorin e ujit: Mesatarisht 14 ore furnizim me uje ne 2023, bregdeti 24 ore

Shpenzimet buxhetore për furnizimin me ujë dhe kanalizime do të pësojnë rënie gjatë 2 viteve të ardhshëm.

 

Për vitin 2021, buxheti i akorduar për këtë program është 12.7 mld lekë, ndërkohë që sipas programit buxhetor afatmesëm për vitin 2022 parashikohet një ulje e ndjeshme në 9.4 mld lekë. Për vitin 2023 shpenzimet buxhetore për furnizimin me ujë dhe kanalizime parashikohet të jenë 12.3 mld lekë, ndërkohë që 2024-ën parashikohet një rritje në raport me buxhetin e këtij viti, duke arritur në 13.6 mld lekë.

 

Ndërkaq, referuar treguesve të performances, qeveria synon që deri në vitin 2023 zona bregdetare të ketë furnizimin me ujë 24 orë, ndërkohë që orët mesatare të furnizimit me ujë të pijshëm në rang kombëtar të rriten në 14 orë, nga 12.5 orë që ishte në vitin 2020.  Mbulimi me shërbim furnizimi me ujë të pijshëm në zonat urbane parashikohet të arrijë në 95% në vitin 2023, duke u rritur me 1% në raport me vitin 2020. Ndërkohë që, për zonat rurale në vitin 2023 mbulimi me këtë shërbim do të arrijë në 62%. Nga 59% që ishte në vitin 2020. Ndërkaq, sa i takon mbulimit me kanalizime për qytetet mbulimi do rritet me 1%, duke arritur në 81%, ndërsa për fshatrat do të rritet në 22%, nga 16% që ishte në 2020-ën.

 

Qeveria parashikon edhe një reduktim të humbjeve të ujit në rrjet, duke shkuar në 50% në vitin 2023, nga 62% që ishte në 2020-ën. Sipas Entit Rregullator të Ujit, në raport me vitin 2019, gjendja në sektorin e ujit gjatë vitit 2020 u përkeqësua në drejtim të ujit pa të ardhura, normës së arkëtimit, mbulimit të furnizimit me ujë dhe mbulimit të kostove direkte të operimit dhe mirëmbajtjes. Ndërkohë që, sipas Strategjisë Kombëtare të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve, 2020-2030, furnizimi 24 orë me ujë në të gjithë vendin të arrihet në vitin 2029./Burimi: Scan TV

 

GRAFIK - SHPENZIMET BUXHETORE PËR FURNIZIMIN ME UJË DHE KANALIZIMET

2021  12.7 mld lekë

2022  9.4 mld lekë

2023  12.3 mld lekë

2024 13.6 mld lekë


Më të lexuarat