Secondary Adv

Projektligji i ri per gazin i hap rruge lejeve per gazsjellesin TAP

Ministria e Energjetikës ka dorëzuar në qeveri projektligjin e ri për gazin, duke i hapur kështu rrugë ligjore transmetimit të gazit nga projekti TAP.


Në themel të ndryshimeve të reja është përfshirja në legjislacionin vendas të Paketës së Tretë të Energjisë të Bashkimit Evropian, që përbëjnë “acquis communautaire” të gazit natyror në kuadrin rregullator të Komunitetit të Energjisë.Ligji i ngarkon Entin Rregullator të Energjisë që japë leje për transmetimin e gazit natyror vetëm një personi juridik, për një territor të caktuar. Përjashtim bëhet vetëm për rastet kur në një territor të caktuar, është e domosdoshme të shtrihen dhe të kryejnë veprimtari dhe infrastruktura të transmetimit të gazit me rëndësi strategjike dhe kombëtare, të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.

 

Miratimi i këtij ligji i hap rrugën marrjes së lejes së transmetimit nga Gazsjellësi TAP, pa të cilën punimet për ndërtimin e tubacionit të transmetimit nuk mund të fillojnë. Të gjitha lejet për transmetimin e gazit të dhëna me ligjin e vjetër zhvleftësohen në qershor të vitit 2016.


Leja jepet për një afat deri në 30 vjet, me të drejtë përsëritje. Në rastet kur lej nuk përsëritet pas përfundimit të afatit të saj, infrastruktura do të çmontohet në përputhje me standardet mjedisore, të parashikuara nga ligji ose të drejtat e pronësisë mbi infrastrukturën do t’i transferohen shtetit apo një investitori tjetër, sipas kritereve dhe kushteve të parashikuara në marrëveshjen e përmendur në pikën 2 të këtij neni.

Projektligji


Më të lexuarat