Rinisin ne shtator punimet per shetitoren e Vlores
Kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është takuar sot me përfaqësuesit e firmës që zbaton projektin e Lungomares. Leli deklaroi se punimet do të rinisin në shtator dhe do të vijohet me ndërhyrjet e 3 parkimeve.
“Punimet do rinisin ne 15 shtator për të mos cenuar turizmin dhe do të alternohen nga pjesa e 3 parkimeve dhe ajo afër detit”, tha kryebashkiaku Leli. Ndërkohë sipas përfaqësuesve të firmës projekti duhet të jetë i përfunduar në 23 gusht 2016. Kryetari i Bashkisë së Vlorës ka takuar gjithashtu edhe drejtues të institucioneve për të marrë masa për përmbytjet. Leli tha se ka trashëguar një qytet me probleme me kanalizime të dëmtuara. Ai akuzoi paraardhësit për lejet e ndërtimit pa kriter duke demonstruar edhe një leje të dhënë mbi kanal ujëmbledhës.
Projekti i shetitores së qytetit të Vlorës, që është realizuar nga studioja belge XDGA B.V.B.A, eshpallur fituese në konkursin ndërkombëtar që u zhvillua në fillim të muajit shkurt të vitit 2014, synon një zhvillim perspektiv të bregdetit në përputhje me parametrat natyrorë, traditat etj. Projekti parashikon një cilësi të lartë të bregdetit, raport të mirë me parametrat natyrorë, respektim të kushteve specifikë natyrorë dhe të gjirit të Vlorës në një gjatësi prej 7 km, që nis nga pika ekstreme e Pyllit të Sodës dhe vazhdon deri tek Tuneli i Ujit të Ftohtë.
Shëtitorja do të jetë e vazhdueshme (kontuitive), e alternuar me zona dhe breza të gjelbëruar, në mënyrë që jo vetëm të garantojë një hapësirë të sistemuar dhe funksionale, por edhe përmirësim të standardeve mjedisore, mundësi për shetitjen dhe argëtimin e qytetarëve, pushuesve vendas e të huaj, ekspozim të vlerave e traditave historike, sociale, qytetare e urbane. Projekti parashikon që në të të ketë hapësira të gjelbra, mjedise shërbimi, shetitjeje, arëgtimi.