Secondary Adv

Nisma per Ballkanin e Hapur: Mali i Zi kunder, ja deklarata zyrtare

Mali i Zi ka refuzuar zyrtarisht Mini-Shengenin, nismë kjo firmosur mes liderëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

 

Kryenegociatorja e Malit të Zi, Zorka Kordić ka deklaruar se janë të fokusuar për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe jo në marrëveshjen e tre shteteve të Ballkanit. “Mali i Zi fokusohet në Tregun e Përbashkët Rajonal, një nismë në kuadër të Procesit të Berlinit, e cila është më e përshtatshme për vendin sesa nisma për Ballkanin e Hapur e nisur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut”, kështu ka deklaruar Zorka Kordić për Vijesti, përcjell abcnews.al. “Meqenëse Mali i Zi është vendi më i përparuar në rajon kur është fjala për procesin e integrimit në BE, Qeveria mbështet zbatimin e iniciativave rajonale ekskluzivisht si një instrument për një pranim më të shpejtë në BE,” tha Kordić.

 

“Prandaj, ne përqëndrohemi kryesisht në zbatimin e Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal nën kujdesin e Procesit të Berlinit, si një nismë politike që përfshin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor,” theksoi ajo. Kordić deklaroi më tej se Tregu i Përbashkët Rajonal ishte më gjithëpërfshirës sesa “Ballkani i Hapur”, sepse përveç katër lirive të lëvizjes, ai trajton edhe infrastrukturën dixhitale, inovacionin dhe një politikë të vetme investimi sipas standardeve të BE.

 

“Është plotësues i aspiratës sonë për anëtarësim në BE dhe siguron një kornizë për përdorimin e fondeve nga plani ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor me vlerë nëntë miliardë euro. Unë gjithashtu besoj se masat e hershme të integrimit në kontekstin e metodologjisë së rishikuar të pranimit në BE mund të arrihen më mirë përmes një tregu të përbashkët rajonal, i cili është një iniciativë më gjithëpërfshirëse sesa Ballkani i Hapur”, tha ajo./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat