Kosova me masa te reja: Mbyllen klubet e nates, kufizime edhe per baret
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë paralajmëron se më 20 gusht do të ketë vendime për masa të reja kufizuese.
\Përfaqësuesit e Odës njoftojnë se ka qenë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që ia ka njoftuar gjatë një takimi masat e reja. Sipas Odës, klubet e natës do të mbyllen deri më 1 shtator, pasuar nga një orar kufizues për restorantet e kafenetë që do të punojnë deri në 22:30. Po ashtu dnuk do të lejohet në asnjë hotel apo restorant hyrja pa certifikatë vaksinim apo testi PCR.
NJOFTIMI NGA ODA E HOTELERISË DHE TURIZMIT
Njoftim!
Pas takimit të ministrit të Shëndetësisë z. Vitia dhe përfaqësuesve të OHTK kryetari prof. Dr. Sogojeva si dhe drejtorët e departamenteve z. Muçiqi dhe z. Hoti na u kumtuan masat e reja. Për fat të keq pas ngritjes së numrit të të infektuarve me Covid 19, me datë 20.08.2021 do të dalin vendime të tjera kufizuese. Sa i përket sallave të dasmave do të funksionojnë deri në orën 22:30, me kapacitet të mysfirëve deri 150. Klubet e natës do të mbyllen deri më datë 01.09.2021.
Të gjithë Restaurantet ditore, kafiteritë etj., do të punojnë deri në orën 22:30. Nga data 20.08.2021 pa dëshmi vaksinimi apo test PCR nuk lejohen klientet në asnjë nga ambientet Hoteliere-Gastronomike. I lusim të gjithë qytetarët të ruhen nga kjo gjendje alaramante, t’i respektojnë masat e reja dhe sa më shumë të vaksionohen. Të infektuarve i’u urojmë shërim të shpejtë!/Burimi: Balkanweb