Secondary Adv

Qeveria miraton shtesen e fondit: 2.44 mln euro per vaksinat e Pfizer

Këshilli i Ministrave ka miratuar 1 shtesë fondi për Ministrinë e Shëndetësisë, që do shkojë për vaksinat e siguruara përmes marrëveshjes me kompaninë Pfizer Export B. V.

 

Në total shtesa e fondit është 2.44 mln euro, teksa vendimi saktëson se ajo do të përdoret pikërisht për kryerjen e pagesave të përcaktuara në marrëveshjen e nënshkruar për prodhimin dhe furnizimin, në datë 18 janar 2021. Ndërkohë që, ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Kjo nuk është hera e parë, që Këshilli i Ministrave përdor fondin rezervë për blerjen e vaksinave përCOVID-19. Deri më tani janë miratuar edhe 3 vendime të ngjashme.

 

2 prej tyre parashikonin shtesën e fondit për Ministrinë e Shëndetëisisë me nga 10 mln USD për pagesën sipas kushteve të përcaktuara në marrëveshjen me distributorin turk për vaksinën Coronavac, të prodhuar nga kompania Sinovac. Ndërsa vendimi i tretë parashikonte shtesën e fondit prej 497 500 USD për vaksinën ruse. Marrëveshjet e nënshkruara për sigurimin e vaskinave për COVID-19 nuk janë bërë asnjëherë publike, duke u konsideruar si secret tregtar.

 

Kjo ka sjellë që edhe çmimi me të cilin janë siguruar dozat e vaksinës të mbetet i panjohur për publikun. Në vendin tonë po aplikohen disa vaksina, ndërkohë që muaji gusht është i hapur për vaksinime për të gjithë personat mbi 18 vjeç. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, të përditësuara në datën 17 gusht, janë realizuar 1 330 754 doza të vaksinës për COVID-19, ndërkohë që 572 816 qytetarë qytetarë apo rreth 43% e tyre i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës. Ndërkohë që, kurba e infeksionit në vend po pëson rritje çdo ditë, teksa deri në datën 19 gusht numërohen 4204 raste aktive.

 

SHPENZIME PËR BLERJEN E VAKSINAVE PËR COVID-19

20 mln USD         Vaksina e Sinovac

497 500 dollarë    Vaksina e Institutit Gamaleya

2.44 mln euro      Vaksina e Pfizer./Burimi: SCAN


Më të lexuarat