Nisin punimet ne Mbikalimin Shkozet- Plepa: Bllokohet korsia e shpejtesise
ARRSH njofton se në segmentin rrugor Mbikalimi i Shkozetit-Mbikalimi Plepa do të kryhen punime që do të riparojnë ndriçimin që është jashtë funksionit.
Këto punime do të kryhen natën dhe përfundojnë brenda afatit 20-ditor pa penguar trafikun. Nga data 23 gusht deri më 11 shtator, në orarin 22:00-06:00 do të kryhen punimet e nevojshme teksa masa e vetme do të jetë bllokimi i korsisë së shpejtësisë në drejtimit Shkozet-Plepa dhe anasjelltas.
STATUSI NGA ARRSH
ARRSH në bashkëpunim me Policinë Rrugore ju njoftojnë se: Në segmentin rrugor “Mbikalimi i Shkozetit-Mbikalimi Plepa (K/Rr.Nr.4)”, do të kryhen punimet për riparimin e ndriçimit, i cili aktualisht është jashtë funksionit. Sipas grafikut është parashikuar që punimet të përfundojnë brenda afatit 20-ditor dhe do të kryhen gjatë natës për të mos penguar trafikun, duke filluar nga data 23.08.2021, ora 22:00-06:00, deri në datën 11.09.2021. Për rritjen e sigurisë rrugore në këtë segment, ARRSH ka miratuar urdhrin e punimeve të emergjencës (EËO 024), për riparimin dhe vënien në funksion të ndriçimit rrugor të këtij aksi të rëndësishëm për qarkullimin e mjeteve.
Kryerja e këtyre punimeve do të bëhet në mënyrë të sigurt dhe cilësore pa penguar trafikun, është e domosdoshme që korsia e shpejtësisë, e drejtimit Shkozet-Plepa, apo Plepa-Shkozet (sipas nevojave dhe fluksit të trafikut), të bllokohet duke vendosur të gjithë sinjalistikën informuese/paralajmëruese në përputhje të plotë me “Manualin e Sinjalizimit Rrugor”. âš ï¸Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj për punimet që do të kryhen gjatë kësaj periudhe!/Burimi: Balkanweb