Secondary Adv

Koncesionet e HEC-eve: 14 te rinj hyne ne prodhim ne 6 mujorin e pare

Të paktën 14 hidrocentrale të rinj kanë hyrë në prodhim në pjesën e parë të këtij viti nga të cilët tre të lidhur në sistemin e transmetimit dhe 11 në rrjetin e shpërndarjes.

 

Të dhënat nga bilanci i sektorit në këtë 6 mujor raportuar nga tre operatorët kryesorë të tregut pranë Entit Rregullator të Energjisë japin pikërisht këto shifra. Hidrocentralet që kanë nisur prodhimin për herë të parë janë pjesë e kontratave konceisonare të nënshkruara prej vitesh me qeverinë shqiptare dhe përfshijnë projekte nga Veriu në Jug. Konkretisht kanë hyrë në punë HEC Arsti, kaskada Gjadër, Dragobia, Muras, Trojet e kështu me radhë për të vazhduar me Gjinar, Backa, Plepi apo Zall Xhuxhë.

 

Për HEC private deri në 15MW kapacitet të instaluar(prodhues me përparësi të energjisë) kuadri ligjor parashikon blerjen e energjisë së tyre nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Mbetet ende e paqartë sa është numri total i hidrocentraleve që janë përfshirë në kontrata koncesionare dhe në ato që miratohen vetëm me firmën e ministrit për kapacitet deri në 2MW Prej kohësh nuk ka më ndonjë bilanc mbi ecurinë përveç një skanimi të nisur nga MIE tre vite më parë ku vetëm pak subjekte u penalizuan për shkak të mosrespektimit të afateve.

 

Hidrocentralet privatë po mbajnë një peshë konstante nga viti në vit me tendencë në rritje sa i takon prodhimit total të energjisë në vend e lidhur kjo me numrin gjithnjë në rritje të centraleve që vihen në operim. Treguesit zyrtare të raportuara nga vetë kompanitë e sektorit pranë ERE tregojnë se totali i prodhimit të energjisë në vend në 6-mujorin e parë të vitit ishte 6 milionë MWh nga të cilat 57% është prodhuar nga kaskada e Drinit që administrohet nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ndërkohë që pjesa tjetër prej 43%.

 

Kjo e fundit përbën jo vetëm energjinë e prodhuar nga prodhuesit më përparësi por edhe nga ata të pavarur të tillë siç janë investimet mbi kaskadën e Devollit nga Devoll Hydropower apo ato të bëra nga Ayen Enerji me HEC Peshqesh dhe Fangu. Po kështu edhe HEC-i i Ashtës. Prodhimi në pjesën e parë të vitit u paraqit më mirë në raport me një vit më parë ndërkohë që tashmë një pjesë e koMonitor Monitor


Më të lexuarat