Rritja e infektimeve: BE rikthen kufizimet per Maqedonine e Veriut dhe Kosoven
Maqedonia e Veriut dhe Kosova rrezikojnë të hiqen së shpejti nga lista e të ashtuquajturave shtete të sigurta, sa i përket pandemisë së koronavirusit.
Sipas mediave maqedonase, Sllovenia, si vend kryesues i Bashkimit Evropian, ka përpiluar një listë të re të vendeve, në të cilat duhet të kthehen masat kufizuese sa i takon lëvizjes në BE, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike. Shtetet anëtare të BE-së do të votojnë në ditët në vijim për miratimin e listës së përditësuar. Përveç Maqedonisë, mësohet se BE-ja ka përfshirë në listën e vendeve të pasigurta edhe Malin e Zi, Izraelin, Shtetet e Bashkuara dhe Libanin.
Sipas parimeve të BE-së, nga vendet që nuk janë në listën e ‘vendeve të sigurta’ nuk lejohet hyrja në BE, pos në rastet kur udhëtimet janë të domosdoshme. Po ashtu kufizimet nuk vlejnë për ata që në territorin e ndonjë vendi të Bashkimit Evropian kanë vendbanim ose udhëtojnë zyrtarisht. Kujtojmë se Maqedonia e Veriut dhe veccanësisht Kosova po arrijnë shifra rekord të infektimeve të reja me Covid-19./Burimi: Balkanweb