Secondary Adv

Rikuperohet sektori i transportit: Mallrat tejkalojne nivelet e para pandemise

Transporti i pasagjerëve në linjat detare dhe transporti i mallrave me avion nuk po rikuperon nivelin para pandemisë, por sektori i transportit në tërëisht ka nisur të rikuperohet.

 

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në Korrik 2021 është 465,5 mijë ton, duke u rritur 23,3 %, krahasuar me Korrik 2020. Krahasuar me mesataren e muajve korrik për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është rritur 25,7 %. Në 7-mujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të përpunuara në porte është 2.810,8 mijë ton, duke u rritur me 16,6 %, krahasuar me shtatëmujorin e vitit 2020. Në muajin Korrik 2021, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.685 mijë ton-kilometër, duke u ulur 22,7 %, krahasuar me Korrik 2020.

 

Krahasuar me mesataren e muajve Korrik për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është ulur me 33,8 %. Në shtatëmujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 16.637 mijë ton/kilometër, duke u rritur me 16,3 %, krahasuar me shtatëmujorin e vitit 2020. Në muajin korrik 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 173,1 ton, duke u rritur 5,4 %, në krahasim me Korrik 2020.

 

Krahasuar me mesataren e muajve korrik për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të transportuara me ajër është ulur me 5,3 %. Në 7-mujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 1.136,9 ton duke u rritur me 12,7 %, krahasuar me 7-mujorin e vitit 2020. Në Korrik 2021, numri i fluturimeve të kryera është 3.330,  duke u rritur 72,9 %, në krahasim me Korrik 2020. Krahasuar me mesataren e muajve Korrik për periudhën 2018-2020, numri i fluturimeve është rritur me 26,5 %.

 

Transporti i pasagjerëve nis rikuperimin, por linjat detare dobët

Në Korrik 2021, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 127.790 pasagjerë. Krahasuar me Korrik 2020, ky tregues është rritur 2,4 herë. Krahasuar me mesataren e muajve Korrik për periudhën 2018-2020, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është ulur me 26,3 %. Në shtatëmujorin e vitit 2021, kanë udhëtuar me linjë detare 323.813 pasagjerë, duke u rritur me 57,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Në muajin korrik 2021, transporti ajror i pasagjerëve zë 75,9 % të transportit gjithsej.

 

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në korrik 2021 është 422.483 pasagjerë duke u rritur 2,8 herë, krahasuar me Korrik 2020. Krahasuar me mesataren e muajve Korrik për periudhën 2018-2020, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është rritur me 43,5%. Në 7-mujorin e vitit 2021, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 1.179.120 pasagjerë duke u rritur me 66,9 %, krahasuar me 7-mujorin e vitit 2020.

 

Transporti i mallrave kalon nivelin e parandemisë

Në Korrik 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 103,7 mld lekë dhe 47,9 % e tyre u transportua me det. Në shtatëmujorin e vitit 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 634,5 mld lekë dhe 48,9 % e tyre u transportua me det. Në Korrik 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 54,1 %, me rrugë 39,4 % dhe me ajër 1,4 %. Mallrat e eksportuara me rrugë në Korrik 2021 janë rritur me 21,1 %, krahasuar me Korrik 2020. Eksportet e mallrave të transportuara me rrugë në Korrik 2021 janë rritur 20,7 %, krahasuar me mesataren e muajve Korrik për periudhën 2018-2020.

 

Në 7-mujorin e vitit 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 54,1 %, me rrugë 38,2 % dhe me ajër 0,4 %. Mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 26,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Në Korrik 2021 mallrat e importuara me det zënë 45,1 %, me rrugë 44,1 % dhe me ajër 8,2 %. Mallrat e importuara me rrugë në Korrik 2021 janë rritur me 16,5 %, krahasuar me Korrik 2020.

 

Importet e mallrave të transportuara me rrugë në Korrik 2021 janë rritur 21,0 %, krahasuar me mesataren e muajve Korrik për periudhën 2018-2020. Në shtatëmujorin e vitit 2021, mallrat e importuara me rrugë zënë 47,4 %, me det 46,4 % dhe me ajër 4,2 %. Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 33,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020./Burimi: Monitor


Më të lexuarat