Secondary Adv

Mbi 1.4 mln vaksinime ne vend: Mberrijne sot 30 mije doza te Astra Zeneca

Paraditen e sotme kanë mbërritur në vendin tonë 30 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca.

 

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetet sociale. Deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur gjithsej gati 2 mln vaksina ndërsa janë kryer 1.4 milion vaksinime. “30,000 doza të vaksinës AstraZeneca i shtohen sasisë së vaksinave anticovid të disponueshme në vend, falë mbështetjes dhe bujarisë së Letonisë. 1,929,172 kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, teksa janë kryer mbi 1,4 milion vaksina anticovid”, shkruan ministrja./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat