Secondary Adv

Me 1 Shtator nis faza e trete e Fiskalizimit: DPT sqaron detajet

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton se më 1 Shtator do të nisë faza e tretë e Fiskalizimit për transaksionet me para në dorë tatimpagues-konsumator (B2C).

 

Sipas njoftimit deri më tani janë 23,345 biznese të Fiskalizuara dhe 21,946,945 fatura të Fiskalizuara që prej 1 Janarit të këtij viti. DPT informon se çdo tatimpagues prej datës 1 Shtator do të ketë mbështetjen e plotë të Administratës Tatimore ku punonjës të trajnuar të saj do të ofrojnë ndihmën e tyre në terren për të plotësuar disa hapa të nevojshëm dhe të domosdoshëm për procesin e Fiskalizimit./Burimi: SCAN


Më të lexuarat