KESH shpall tenderin: 35 milione leke per uren e re te lumit Drin
SH.A Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka shpallur tenderin për projektimin e urës së re në HEC Fierzë.
Fondi i vënë në dispozicion të projektit është 35.4 milionë lekë. “Zona e urës së lumit Drin në HEC Fierzë dhe vetë ura e lumit Drin, ndodhet rreth 600 metra larg godinës së centralit, apo afro 700 metra larg digës së HEC Fierzë. Është pikërisht kjo hapësirë, nga godina e centralit deri përtej urës së lumit Drin, hapësira e cila në projektin e zbatimit të veprës, quhet kanali i daljes së HEC Fierzë. Ky kanal i daljes së ujit nga turbina por edhe nga tunelet e shkarkimit të HEC Fierzë, gjatë shkarkimeve ndër vite, ka rezultuar se ka pasur probleme me pamundësinë e kalimit të ujit në zonën ku ndodhet ura e lumit Drin” shkruhet në detajet e tenderit. Projekti konsiston në çmontimin e urës së lumit Drin në HEC Fierzë, ndërtimin e një ure të re cila do të mundësojë kalimin e lumit Drin, si dhe zhbllokimin e kanalit të daljes së ujit nga HEC Fierzë. Punimet do të kryhen brenda një afati kohor 3 mujor, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues./Burimi: SCAN