Secondary Adv

Zbardhet protokolli per vitin e ri shkollor: Nga maska te distanca dhe oraret

Edhe ky vit shkollor nuk do të nis ashtu si zakonisht në institucionet arsimore në vend, për shkak të rrezikut që kanoset nga koronavirusi.

 

“BalkanWeb” ka siguruar protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë, me masat që duhet të ndjek të ministria e Arsimit, dhe më pas institucionet vartëse, me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor 2021-2022. Për shkak të situatës nga pandemia e koronavirusit, në shkolla do të ndiqen një protokoll i veçantë sigurie, në mënyrë të tillë që të minimizohet përhapja e COVID-19. Kështu, ndryshe nga vitet e tjera, ky vit shkollor do të zhvillohet duke ndjekur disa masa, që nga oraret fikse, distanca mes nxënësve, apo dhe mbajtja e maskave në klasë por dhe në ambientet e shkollave. Një sërë rregullash duhet të zbatojnë edhe mësuesit. Kujtojmë se më 1 shtator do të nisë mësimi plotësues në të gjitha shkollat e vendit, ku nxënësit mund të paraqiten për të marrë dije, për të cilat mund të ketë pasur boshllëqe nga viti i kaluar. Ndërkohë që zyrtarisht ky vit shkollor do të hapet më 27 shtator./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat