Secondary Adv

Parlamenti i ri nis punen ne 10 shtator: Formohet qeveria e re, ministrat

Kryeministri Edi Rama ka publikuar emrat e ministrave të rinj të qeverisë së tretë radhazi të socialistëve.

 

Kështu Arben Ahmetaj do të vijojë të jetë ministër Rindërtimi dhe krahas saj do të jetë edhe në detyrën e zv/ kryeministrit. Olta Xhaçka, Niko Peleshi, Bledi Çuçi, Belinda Balluku, Evis Kushi, Ogerta Manastirliu, Elva Margariti, Elisa Spiropali do vijojnë të qëndrojnë në krye të dikastereve të mandatit të shkuar. Surprizë është Delinda Ibrahmaj në krye të Financave dhe Ekonomisë, Ulsi Manja në krye të Drejtësisë, Frida Krifca në krye të ministrisë së Bujqësisë. Ky mandat do të ketë katër ministri shteti. Në krye të Kuvendit të Shqipërisë do të jetë Lindita Nikolla, ndërsa postin e zëvendëskryeministrit do ta mbajë Arben Ahmetaj. 

 

Qeveria do të jetë si më poshtë:

Zv kryeministri Arben Ahmetaj

Ministrat për Europën dhe Punët e Jashtme  Olta Xhaçka dhge Niko Peleshi

Ministër I Drejtësisë Ulsi Manja

Ministër I Punëve të Brendshme Bledi Cuci

Ministria e Financave Delina Ibrahimaj

 

Ministër I Infrastrukturës dhe Energjisë, Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Belinda Balluku dhe Ogerta Manastirliu

Arsimin dhe Sportin Evis Kushi

Ministria e Kulturës Kultura Elva Margariti

Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural Frida Kirfca

Ministër i Turizmit Mirela Kumbaro.

 

Qeveria e re do te ketë 4 ministra shteti

Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin

Edona Bilalli, ministre Shteti për Sipërmarrjen

Bora Muzhaqi, ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët

Milva Ekonomi, ministre Shteti per Standardet/Burimi: Monitor


Më të lexuarat