Secondary Adv

BE arrin marreveshjen: AstraZeneca do e furnizoje me 200 mln doza

AstraZeneca dhe KE kanë arritur marrëveshje për shpërndarjen me 200 mln doza të vaksinës Covid, duke i dhënë fund mungesës së dozave të vaksinës së kësaj kompanie.

 

Mosmarrëveshjet mes AstraZenecas dhe Bashkimit Evropian më herët gjatë këtij vitit, shkaktuan krizë, ku shumë shtete, që ishin nën presion që ta përshpejtonin fushatën e vaksinimit, patën mungesë të dozave. Po ashtu, mosdërgimi i këtyre dozave krijoi raporte të tensionuara mes BE-së dhe AstraZenecas. Sipas marrëveshjes së arritur më 3 shtator, AstraZeneca është zotuar se do të shpërndajë 60 milionë të vaksinës së saj, të quajtur Vaxzevria, deri në fund të çerekut të tretë të këtij viti, 75 milionë të tjera deri në fund të çerekut të katërt të vitit dhe 65 milionë të tjera deri në fund të çerekut të parë të vitit 2022.

 

Nëse përfshihen edhe dozat që kanë arritur në BE, atëherë i bie që blloku evropian do të pranojë në total prej 300 milionë dozave të vaksinës AstraZeneca. Në prill, KE kishte nisur procedura ligjore ndaj AstraZenecas për shkak të mosrespektimit të kontratës, pasi kjo kompani tha se kishte probleme që të shpërndante vaksinat, ashtu siç ishte paraparë në kontratë. Ky trup i BE tha se sipas marrëveshjes së re, shtetet anëtare do të marrin furnizime të rregullta me vaksina dhe nuk do të ketë vonesa. Shtetet e BE, që kanë nivel më të ulët të vaksinimit, do të jenë të parat që do të përfitojnë vaksina nga kjo marrëveshje, tha Komisioni Evropian./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat