Ne kufi testi i shpejte monopol i privatit: Me shtrenjte se ne vendet e BE
Duke nisur nga sot në të gjithë pikat kufitare të vendit kanë hyrë në fuqi masat e reja anti COVID sipas vendimit të Komitetit të Ekspertëve të marrë më 30 gusht.
Duke filluar nga sot në të gjithë pikat kufitare të vendit kanë hyrë në fuqi masat e reja anti COVID sipas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve të marrë më 30 gusht. Një prej kushteve që kërkohet është edhe testi i shpejtë në mungesë të testit PCR. Kjo ka bërë që në të gjithë pikat kufitare të vendet të hapen pika testimi për 'rapid test' ku drejtohen me mijëra udhëtarë.
Një vëzhgim i Report Tv zbulon se në pikat kufitare çmimet variojnë nga 15 deri në 25 euro dhe realizohen nga disa kompani të caktuara private. Çmimet janë tepër të larta, duke ia kaluar shumë vendeve të Bashkimit Europian që në të shumtën e rasteve i ofrojnë edhe në farmaci teste të tilla apo kanë bërë marrëveshje me kompanitë që çmimi të ketë një limit.
Gjithashtu ka vende që testin e shpejtë e ofrojnë edhe falas nga shteti në pikat kufitare.Mbetet pikëpyetje se pse minimalisht Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri nuk e liberalizon tregun që ky test të shitet në farmaci me çmim më të ulët si në të gjithë Evropën./Burimi: Shqiptarja.com