Secondary Adv

Prokurime pa gare ne Kamez: 3 tendera me vetem 1 kompani ne gare

Tre tendera që janë firmosur së fundmi nga bashkia Kamëz rezultojnë se nuk kanë pasur konkurrent.

 

Në prokurime kanë marrë pjesë nga një kompani që detyrimisht kanë fituar dhe fondin, që në total shkon në 213 milionë lekë. Edhe bashkia e Kamzës nuk i shpëton tenderave ku nuk ka garë. Në buletinin publik rezulton se në tre prokurime me vlerë 213.5 milion lekë ka marrë pjesë vetëm një supjekt për secilin, teksa fondet e ofruar janë afërsisht me limitin e dhënë duke i kursyer pak  buxhetit të shtetit. Kolaudimi i punimeve të rrugës “Marin Barleti” u fitua nga pjesëmarrësja e vetme në garë “IMES-D” me 78.3 milion lekë. 

 

Po ashtu dhe për kolaudimin e rrugës “Deja, Bilal Xhaferri dhe Bujar Bishanaku” me fond limit 99.3 milion fitues është “Novatech Studio” e vetme në garë që ofroi 92.4 milion lekë. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me tenderin e punimeve për kanalizimet e ujërave të ndotura në lagjet “Skeja dhe Mustafa Litai”, ku kompania e vetme pjesëmarrëse ka dhënë 42.8 milion lekë. Vetëm pak më shumë se një muaj më parë kryeministri Rama kërkoi që të krijohen kushtet për një garë të hapur, çka do të sjellë dhe më shumë kursime në buxhetin e shtetit./Burimi: Oranews.tv


Më të lexuarat