Secondary Adv

Bashkia e Tiranes publikon 7 penalitetet per ndotesit e ambjentit

Bashkia e Tiranës ka bërë publike sot paketën e penaliteteve për të gjithë ata qytetarë dhe biznese që dëmtojnë, zaptojnë apo ndotin ambientetet e përbashkëta.


Masat konkrete për çdo shkelje i ka bërë publike vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një takimi që zhvilloi sot me 24 administratorët e njësive të Tiranës.Në total janë 7 masa që kërkojnë jo vetëm të zhdëmtojnë pronën e dëmtuar, por edhe të ndërgjegjësojnë qytetarët për respektimin e rregullit dhe ligjit në jetën e përditëshme në komunitet.

 

Më konkretisht 7 masat për një qytet të pastër janë:

1. Hedhja e mbeturinave në rrugë ose jashtë kontenierëve - 5.000 lekë

2. Kryerje e punimeve pa leje - 500.000 lekë + shpenzimet e prishjes

3. Shfrytëzimi i paligjshëmi hapësirave publike - 20.000 lekë + 300 lekë/m2

4. Vandalizimi i pronës publike me:  20.000 lekë
a. Dëmtim, bllokim, vjedhje pusete;
b. Urinim/pështyrje/grafiti në rrugë;
c. Dëmtim i shtyllave të ndriçimit/ndriçuesve;
d. Dëmtim pemësh

5. Ndotje e rrugëve nga automjete te rënda (baltë, vaj, llaç) - 10.000 lekë

6. Djegia, zhvendosja, dëmtimi dhe vjedhja e konteniereve - 20.000 lekë

7. Ndotja dhe mos pastrimi i ambientit pas aktiviteteve - 5.000 lekë


Më të lexuarat