Secondary Adv

Miratohet struktura e vitit shkollor 2021-2022: Nga kohezgjatja te provimet, detajet

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije miratimi i strukturës së vitit shkollor 2021-2022 për sistemin arsimor parauniversitar.

 

Struktura e vitit shkollor 2021–2022 të jetë si më poshtë:

Në arsimin bazë:

a) mësimet fillojnë më 27 shtator 2021 dhe mbarojnë më 17 qershor 2022;

b) pushimet fillojnë më 24 dhjetor 2021 dhe mbarojnë më 4 janar 2022;

c) provimet kombëtare të arsimit bazë zhvillohen në periudhën 18–30 qershor 2022.

 

Në arsimin e mesëm të lartë:

a) mësimet fillojnë më 27 shtator 2021 dhe mbarojnë më 24 qershor 2022;

b) për maturat, mësimet fillojnë më 27 shtator2021 dhe mbarojnë më 8 qershor 2022;

c) pushimet fillojnë më 24 dhjetor 2021 dhe mbarojnë më 4 janar 2022;

ç) provimet e maturës shtetërore zhvillohen në periudhën 9–30 qershor 2022.

 

Në arsimin profesional:

a) mësimet fillojnë më 27 shtator 2021;

b) nxënësit e klasave të 10-ta, për të gjitha strukturat, nxënësit e klasave të 12-ta për strukturën 2+2, si dhe nxënësit e klasave të 11-ta dhe të 12-ta për strukturën 4-vjeçare, përfundojnë mësimet më 24 qershor 2022;

c) nxënësit e klasave të 11-ta dhe të 12-ta, për strukturën 2+1+1, dhe nxënësit e klasave të 11-ta, për strukturën 2+2, përfundojnë mësimet më 8 qershor 2022;

 

ç) për të gjithë nxënësit maturantë, viti shkollor përfundon më 27 maj 2022.

d) pushimet fillojnë më 24 dhjetor 2021 dhe mbarojnë më 4 janar 2022;

dh) provimet përfundimtare për kualifikimet profesionale të niveleve II dhe III të KSHK-së zhvillohen në periudhën 8–24 qershor 2022;

e)provimet përfundimtare të praktikës profesionale të kualifikimeve profesionale të nivelit IV të KSHK-së zhvillohen në periudhën 3–8 qershor 2022;

 

f) provimet e maturës shtetërore dhe të maturës shtetërore profesionale zhvillohen në periudhën 9–30 qershor 2022. 4. Urdhri i përbashkët nr. 88, datë 10.5.2021,“Për miratimin e strukturës së vitit shkollor 2021–2022 në sistemin arsimor parauniversitar”, shfuqizohet.

Për zbatimin e këtij urdhri është ngarkuar, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Qendra e Shërbimeve Arsimore, Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve, institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar, dhe të gjitha institucionet arsimore të sistemit arsimor parauniversitar./Burimi: SCAN


Më të lexuarat