Perkeqesohet klima e biznesit- Dhoma Amerikane: Shqetesim korrupsioni dhe informaliteti
Klima e biznesit në Shqipëri gjatë vitit 2020 ka pasur një përkeqësim, por pritshmëritë për deri në fund të vitit janë optimitste.
Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi Indeksin Vjetor për vitin 2020, ku regjistrohet përsëri një rënie me 0.5 pikë e besimit të biznesit në Shqipëri krahasuar me vitin 2019, ndërkohë që rezulton më i ulëti që nga viti 2012, duke u regjistruar në 37.66 pikë. Shqetësim kryesor për anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë gjatë vitit që lamë pas ka rezultuar perfomanca e ekonomisë shqiptare, klima e biznesit, monpolet dhe konkurrenca e pandershme, niveli i informalitetit në ekonomi, klima e brendshme politike, gjetja e stafit të kualifikuar, niveli i korrupsionit në vend si dhe burokracitë e qeverisë.
Ndërsa janë vlerësuar me pikë të larta furnizimi me energji, marrdhëniet me tatimet, me doganat, me qeverinë lokale, dhe ministritë. Niveli i taksave përbën një shqetësim dhe vlerësohet si jokonkurrues në rajon. Afro 60 për qind e të anketuarve e vlerësojnë si të pafavorshëm nivelin aktual të taksave. Në komentet e raportit të Indeksit theksohen më së shumti nevoja e madhe për “luftë ndaj korrupsionit të shtrirë në çdo fushë të jetës në Shqipëri”, për “pakësimin e polarizimit dhe luftës politike”, për “qasje miqësore ndaj biznesit”./Burimi: Scan