Secondary Adv

Heqja e linjave te internetit ne shtylla, afat per kompanite deri ne 31 dhjetor

Autoriteti i Komunikimeve Elektronik edhe Postare kërkon që të gjitha linjat duhet të largohen nga shtyllat elektrike brenda datës 31 dhjetor.


Brenda 31 dhjetorit, të gjitha kompanitë e linjave të internetit duhet të heqin linjat kabllore që shfrytëzojnë shtyllat elektrike, pasi gjendja e instalimeve është jashtë kushteve teknike dhe rregulloreve përkatëse.


Me anë të një shkrese drejtuar operatorëve, bashkive dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) kërkon që të gjitha linjat duhet të largohen nga shtyllat elektrike brenda datës 31 dhjetor si dhe në brendësi të zonave të banuara.AKEP bën me dije se, aksioni do të vijojë për heqjen e linjave të komunikimeve elektronike nga shtyllat elektrike në të gjithë vendin. Përveç heqjes së këtyre linjave, që shumë qytetarë i quajnë “rrjeta merimange”, operatorët privatë duhet të investojnë për të shtrirë rrjetet tek abonentët sipas parametrave dhe standardit europian.


Në fazën e parë të këtij aksioni në të gjithë qytetet kryesore u eliminuan rrjetet kabllore ajrore në zonat urbane me dendësi më të madhe, në qendrat dhe hyrjet e qyteteve, pjesët brenda unazave dhe në rrugët kryesore. Pas fazës së parë të këtij aksioni, rezulton se rreth 70 për qind e rrjetit ajror nuk po përdoret më nga operatorët.


Më të lexuarat