Secondary Adv

Regjistrimi dixhital i pronave: BE i jep 5.7 mln euro ndihme Shqiperise

BE do të ndihmojë me 5.7 mln euro Shqipërinë, për regjistrimin dixhital të pronave.

 

Me një postim në Twitter, Ambasadori i BE, Luigi Soreca shkruan se Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës dhe programi i iniciuar prej tyre, "BE for Property Rights" do të përmirësojë sigurinë ligjore dhe do të promovojë më shumë investime të huaja. Sipas Sorecës, regjistrimi i pronave është një reformë vendimtare për integrimin e Shqipërisë. "Falë ndihmës nga BE, Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës.

 

Me 5.7 milion €, Programi "BE for Property Rights" do të përmirësojë sigurinë ligjore dhe do të promovojë më shumë investime të huaja. Kjo është një reformë vendimtare për njerëzit dhe për integrimin e Shqipërisë", shkruan Soreca. 5.7 milion € do do të investohen për përmirësimin e cilësisë së të dhënave. Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka mbështetur këtë nismë të BE, teksa thotë se zgjidhja e të drejtave të pronësisë në vendin tonë është e domosdoshme./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat