Nisja e universiteteve ende pa date- Rektori i UT: Ne diskutim 2 skenare per mesimin
Ende nuk ka një datë konkrete për nisjen e universiteteve por as për mënyrën se si do të zhvillohem mësimi, nëse do të jetë online apo në auditore.
Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha tha se vendimi për mënyrën si do zhvillohet mësimi pritet ta vendosë Komiteti Teknik i Ekspertëve, por theksoi se duhet të jemi të përgatitur për çdo rast. “Diskutimi është nëse ky vit akademik do të fillojë në auditor apo online. Ne duhet të jemi të përgatitur për çdo rast. Nuk duhet të ecim me supozime dhe të mos flasim me sikur dhe të flasim me atë që do ndodhë lidhur me vendimmarrjen e komitetit teknik që përcaktojnë mënyrën si do jetë akomodimi i njerëzve me institucionet. Pa e ditur se kush është pozicionimi unë smund të bëj deklarata, por askush s'do humbasi mësimet", tha ai.
Duke bërë thirrje për vaksinimin e studentëve, Hoxha tha se 75% e stafit të Universitetit të Tiranës janë vaksinuar ndaj COVID deri tani. "Studentët e pedagogët ti nënshtrohen vaksinimit me vullnetin e tyre. Në fakultetin e ekonomikut është vendosur dhe pika e vaksinimit. 75% e stafit te Universitetit te Tiranes jane vaksinuar ndaj Covid-19 dhe pjesa tjeter eshte ne proces. Unë s'mund të flas për Ramën por si rektor ajo që presim është se kush do jetë vendimmarrja për mënyrën si do zhvillohet procesi arsimor këtë vit. Thirrja ime që vaksinimi është mënyra për tu mbrojtur.
Ajo që po na tregon shkenca është se vaksina po mbron jetë njerëzish, njerëzit nuk kanë trauma si para se të fillonte vaksinimi”. Komiteti teknik ka shtrënguar masat anti-COVID. Deri më tani vaksinimi është bërë i detyrueshëm për mësuesit, pedagogët, studentët, mjekët teksa pritet të merret vendimi edhe për policët, administratën, farmacistët dhe laborantët. Për t'iu përgjigjur përkeqësimit të situatës së pandemisë Komiteti Teknik ka shtrënguar masat anti-COVID më 30 gusht. Ekspertët parashikojnë që vjeshta pritet të ketë një përkeqësim të shifrave, prandaj bëjnë thirrje për vaksinim masiv./Burimi: Shqiptarja.com