Secondary Adv

TIA njofton kushtet e udhetimit drejt Holandes: Njeh edhe vaksinen kineze

Holanda, i është shtuar tanimë listës së vendeve të cilat e njohin dhe pranojnë vaksinën kineze CoronaVac, e cila është e përdorur gjerësisht në Shqipëri.

 

Lajmi është dhënë nga Aeroporti “Nënë Tereza”. Në njoftim thuhet se të gjithë pasagjerët shqiptarë që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Hollandës duhet të plotësojnë tre kushte, certifikatën e vaksinimit, një test negativ PCR ose dëshmi që kanë kaluar më herët sëmundjen. Deri tani këto vende anëtare të Evropës e njohin Coronavac: Austria, Finlanda, Greqia, Islanda, Qipro, Spanja, Suedia, Zvicra.

 

Njoftimi i TIA:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Hollandës. Të gjithë pasagjerët shqiptarë që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Hollandës duhet të plotësojnë këto tre kushte:

1. Të jenë të vaksinuar me një nga këto vaksina

-Astra Zeneca

-Pfizer

-Johnson & Johnson

 

-Moderna

-Serume Institute of India

-Sinopharm BIBP

-Sinovac

2. Të paraqesin një test PCR ose antigen të shpejtë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat