Pasaporta e vaksinimit- Tomini: Qytetaret duhet ta rishkarkojne ne e-Albania
Bashkimi Europian ka njohur certifikatën shqiptare te vaksinimit anti-Covid.
Megjithatë Ministria e Shëndetësisë e sqaron se do të jenë politikat e secilit shtet për të lejuar ose jo hyrjen e qytetarëve shqiptarë në territorin e tyre. Zëvendës ministrja e shëndetësisë, Eugena Tomini në një intervistë për edicionin e lajmeve në Rtv Ora, thotë se qytetarët shqiptarë që kanë shkarkuar certifikatën para datës 15 shtator duhet ta ri-shkarkojnë, në mënyrë që të jenë të pajisur me "bar-code" e kërkuar nga BE. Të gjithë shtetasit shqiptar mund ta shkarkojnë sërish certifikatën nga e-Albania, përveç faktit të dy ndryshimeve të bar-code dhe të qendrimit të firmës brenda këtij niveli sigurie. Që nga data 15 ka ndryshuar konfiguracioni i certifikatave për të qenë i përputhshëm me parametrat europiane.
Të gjithë shtetasit shqiptar mund të shkarkojnë certifikatën nga e-Albania dhe ata që e kanë shkarkuar para 15 shtatorit duhet ta ri-shkarkojnë. Tomini thotë se janë mbi 9 vende të BE-së që e njohin vaksinën kineze. Gjithashtu duhet të theksojmë se të gjithë shtetasit shqiptar, që kanë bërë vaksinën Sinovac, të paktën mbi 9 shtete të Bashkimit Europian, duke filluar nga Holanada, Suedia, Greqia, Rumania, Bullgaria, Hungaria e njohin vaksinën e Sinovac, u shpreh Tomini. Sigurisht për vendet që nuk njohin vaksinën Sinovac dhe ruse ekzistojnë alternativat e testit PCR, Rapid test, vërtetim se ke kaluar sëmundjen, në varësi të vendeve."/Burimi: Oranews.tv