1 miliard euro deri ne vitin 2020 per projektet e Ballkanit Perendimor
Komisioni Europian është i gatshëm të sigurojë një vlerë prej një miliard euro deri në vitin 2020 për financimin e rrjetit rajonal të qarkullimit me korridore në vendet e Ballkanit Perëndimor, theksuan shefat e diplomacisë gjermane dhe austriake, Frank-Valter Shtajnmaer dhe Sebastijan Kurc.
Ata, në një tekst të përbashkët autorial për gazetën beogradase “Danas”, theksojnë se kjo do t’iu mundësojë vendeve të Ballkanit Perëndimor që të jenë më mirët ë lidhur mes vete, por edhe me BE-në. Dy diplomatët në tekstin autorial me rastin e Samitit për Ballkanin Perëndimor, i cili u mbajt në Vjenë, vlerësojnë se edhe krahas përparimit thelbësor , stabiliteti në këtë rajon edhe më tej është në “këmbë të qelqta” dhe shumë varet nga Unioni.
Ata shtuan në Konferencë, veçanërisht do të theksohet fakti se rruga përmes Ballkanit Perëndimor është ruta parimore e numrit gjithnjë e më të madh të refugjatëve të cilët kërkojnë azil në Evropë. “Do të diskutojmë në Vjenë si BE-ja dhe si shtetet individualisht mund të japin mbështetje për shtetet nga Ballkani Perëndimor në përpjekjet e tyre që të përmirësohet udhëheqja me kufijtë si dhe sistemi për azil”, theksojnë Shtajnmaer dhe Kurc.
Më 27 gusht do ta ripërtërijmë lidhshmërinë tonë të fuqishme drejt perspektivës evropiane të të gjitha shteteve nga ky rajon, duke shprehur mbështetje esenciale për Ballkanin perëndimor, thonë shefat e diplomacive të Austrisë dhe të Gjermanisë. Sipas tyre, dera e BE-së duhet të mbetet e hapur për rajonin që të sigurohet që BE-ja të mbetet projekti më i suksesshëm për ruajtjen e paqes në tërë botën.
“BE-ja pa Ballkanin Perëndimor nuk është e plotë. jemi të sigurt se Samiti i Vjenës si vazhdim i Procesit të Berlinit do të kontribuojë për arritjen e qëllimit të pandryshuar për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Austria dhe Gjermania me tërë fuqinë do t’i mbështesin të gjitha përpjekjet e orientuara ndaj tij”, konkludojnë dy ministrat në tekstin autorial për gazetën e Beogradit.