Secondary Adv

Banka Qendrore e Kosoves: Rritja ekonomike kete vit pritet te jete 6.6 per qind

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti bën të ditur se parashikimet për këtë vit janë që norma e rritjes ekonomike do të jetë 6.6 për qind.

 

Derisa thotë se lehtësimi i masave kundër COVID-19 që ndodhen gjatë 2021, bëri që të ketë një rritje të ndejshme ekonomike në vend. Mehmeti vlerëson se bashkatdhetarët që kanë ardhur këtë verë në Kosovë, kanë shpenzuar mbi 630 milionë euro, teksa tregon se remitencat kanë arrit 651 milionë euro. Guvernatori thotë se sfidë mbetet numri i madh i automjeteve të paregjistruara në Kosovë. Përveç Kartonit të Gjelbër, sfidë tjetër mbetët edhe shfrytëzimi i platformës së internetit për pagesa elektronike “Paypal”, ngase kjo e fundit nuk e njeh Kosovën shtet. Duke folur për rritjen ekonomike, Mehmeti thotë se në 2020, Kosova kishte një rënie ekonomike 3 për qind për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

 

“Masat e ndërmarra për parandalimin e pandemisë COVID-19 sikurse në gjithë botën, ashtu edhe në Kosovë ndikuan ose ndikuan dukshëm në aktivitetin ekonomik në Kosovë, kështu që 2020 në terma real, sipas të dhënave që i kemi, kemi një rënie ekonomike 3%. Mirëpo, relaksimi i masave që ndodhen gjatë 2021, jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendet nga vijnë diaspora, bëri që të kemi një rritje të ndejshme ekonomike në vend. Dhe parashikimet tona janë që rritja ekonomike në Kosovë do të jetë 6.6%, edhe pse është subjekt i rishikimit, duke pasur parasysh, deri në fund të vitit se si rrjedh çështja që ka të bëjë me pandeminë, duke pasur parasysh që burim i krizës në Kosovë dhe në nivel botëror është pandemia dhe jo faktor të tjerë ekonomik.

 

Gjithçka lidhet me pandeminë”, theksoi Mehmeti. Sipas tij, remitencat nga bashkatdhetarët kanë shënuar rritje 24%, derisa shpenzimet e tyre deri në korrik ishin 140% më shumë se vitin paraprak. “Lehtësimi i kufizimeve të lëvizjes të bashkatdhetarëve nga vendet që vijnë në Kosovë del që të kemi ardhje të shumë bashkatdhetarëve dhe që të kemi një rritje të konsiderueshme të shpenzimeve jo-rezidente, që ne i quajmë shpenzime të diasporës, të cilat me të dhënat e korrikut, që i kemi ne në dispozicion shënojnë 630 mln euro apo me një rritje nëse e krahasojmë mbi baza vjetore del të jetë 140%. Por, edhe nëse e krahasojmë me 2019, kemi një rritje rreth 7% Remitencat vazhdojnë të jenë në rritje, shënojnë 651 mln euro apo me një rritje vjetore 24%”, theksoi ai./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat