Secondary Adv

Realizimi i projektit 32.1 mln euro i Shendetesise: Ministria kerkon konsulent

Bëhet fjalë për projektin që ka marrë mbështetjen e Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim e cila ka mundësuar një hua 32.1 milionë euro.

 

Konsulenti në fjalë duhet të ofrojë kolaudimin e ndërtesave të Spitalit Pediatik ndërkohë që në tërësi projekti i shëndetësisë është më gjithëpërfshirës. Operatorët do të duhet që të shprehin interes për t’u bërë pjesë e projektit deri më 4 tetor. Në tërësi projekti ka si objektiv përmirësimin e efikasitetit të kujdesit në spitalet e përzgjedhura në Shqipëri, përmirësimi i menaxhimit të informacionit në sistemin shëndetësor dhe rritja e aksesit financiar në shërbimet shëndetësore. Për të përmirësuar aksesin dhe efikasitetin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor në Shqipëri, Projekti do të mbështesë të paktën dy komponentë.

 

Komponenti 1 ka të bëjë me përmirësimin e menaxhimit dhe infrastrukturës së sektorit spitalor publik. Komponenti 2: Përmirësimi i Menaxhimit të Informacionit Shëndetësor për Shërbimet Spitalore. Pikërisht pjesë e komponentit të dytë është edhe një tjetër nën komponent i cili ka financuar rehabilitimin e Spitalit Pediatrik (një shtrirje horizontale dhe rehabilitim i një ndërtese ekzistuese). Konsulenti do të bëjë kolaudimin e këtyre ndërtesave ku është punuar. “Sipas kuadrit ligjor shqiptar, vlefshmëria është e detyrueshme dhe pajtueshmëria do të mbulojë vlefshmërinë e dy ndërtimeve.

 

Vlerësuesi i punimeve të ndërtimit të objektit duhet të kontrollojë dosjen e objektit për të gjitha fazat e zbatimit të punimeve, në përputhje me Projektin, kushtet teknike të zbatimit, specifikimet  teknike, si dhe destinacionin e objektit, duke pasur parasysh afatin kohor të përcaktuar për kryerjen e punëve dhe vlerën e kontratës (sipas detyrave të përcaktuara)” sqaron Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale./Burimi: Revista Monitor https://www.monitor.al/projekti-i-32-1-milione-euro-i-shendetesise-ministria-ne-kerkim-te-konsulentit/


Më të lexuarat