Secondary Adv

Kopshtet publike ne kryeqytet: Cilet jane me te mbingarkuarit

Deri në fund të muaji Gusht,  të gjithë kopshtet publike të kryeqytetit frekuentohen nga 7335 fëmijë.

 

Ndërkohë që me 1-15 Shtator janë bërë regjistrimet e reja, ku fëmijët që do të kalojnë fazën e verifikimeve të dokumentacionit dhe përzgjedhjes, do të fillojnë frekuentimin nga muaji Tetor. Ajo që vihet re është se numri i fëmijëve që frekuentojnë kopshtet publike është rritur ndjeshëm nga viti në vit. Në total në të gjithë kryeqytetin janë 48 kopshte publike që menaxhohen nga Bashkia e Tiranës, ndërkohë që 6 prej tyre janë kopshte pa drekë.

 

Por cila janë më të mbingarkuara dhe ku ka më pak fëmjë? Sipas të dhënave më të fundit të Bashkisë Tiranës, që i përkasin muajit Gusht, kopshti më i mbingarkuar është ai nr.14, në zonën e Laprakës me 290 fëmijë i ndjekur nga  “Xixëllonjat” në fushën e Aviacionit dhe kopshti  nr. 45 në rrugën Irfan Tomini me nga 274 fëmijë të regjistruar, më pas renditet kopshti  nr.18 në rrugën “Mihal Grameno” me 253 fëmijë,  dhe më tej koshpti 41 në rrugën “Pjetër Budi”.

 

Nga ana tjetër, më pak fëmijë kanë kryesisht kopshtet pa drekë, ndërsa nga ata me drekë, më pak të ngarkuar janë kopshti nr 42 në Bllok. dhe 56 në Rrugën e Dibrës, përkatësisht me 51 dhe 75 fëmjë të regjistruar.  Vitet e fundit vëmendja e  Bashkisë së Tiranës është përqednruar në rikonstruksionin dhe ndërtimin e godinave të reja të kopshteve dhe çerdheve publike, duke bërë që me përmirësimin e ndjeshëm të kushteve dhe të shërbimit, të rritet edhe kërkesa nga ana e qytetarëve./Burimi: Scan TV

 

Kopshtet më të mbingarkuara

 

Kopshti nr.14     290 fëmijë

Kopshti “Xixëllonjat”  274 fëmijë

Kopshti  nr.45    274 fëmijë

Kopshti nr.18     253 fëmijë

Kopshti nr.41     240 fëmijë


Më të lexuarat