Shpallet tenderi per tregun e prodhimeve bujqesore ne Borsh: Detajet e projektit
Bashkia Himarë ka shpallur tenderin për ndërtimin e qendrës së tregut të prodhimeve bujqësorë në Borsh.
Fondi i vënë në dispozicion të projektit është 8.3 milionë lekë.“Ky objekt do të grumbullojë shitësit ambulant, do të ulë problematikat e gjetjes së vendeve të shitjes dhe do të rregullojë çmimet e tregut. Gjithashtu, banorët rezident dhe jo rezident, turistët do të mund të kenë një vend ku të shohin produktet e larmishme vendase me çmimet përkatëse” specifikohet në detajet bashkangjitur projektit. Funksionet kryesore të tregut, referuar të dhënave të projektit janë ndërhyrja në blerjen e produkteve bujqësore, për t’i magazinuar ose për t’i shitur me synimin që të arrijë stabilizimin e çmimeve të produkteve bujqësore e blegtorale, akumulimi i rezervave të tepërta të produkteve bujqësore e blegtorale dhe menaxhimi i tyre, mbështetja e tregtarëve që merren me tregtimin e produkteve që vijnë nga bujqësia. Afati kohor për ekzekutim është 3 muaj, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues./Burimi: Scan TV