Secondary Adv

Rritet cmimi i gazit natyror, Europa perpara krizes energjetike

Komision i Europian pritet të marrë masa të përkohshme për të zbutur krizën energjetike që po merr përmasa kritike.

 

Ministrat e energjisë të vendeve të BE-së u takuan të mërkurën në Slloveni, të fokusuar te rritja e pandalshme e çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit në mes të pandemisë dhe para dimrit. Vetëm këtë muaj çmimi me shumicë i energjisë në Gjermani është rritur me 50 %, apo me një kosto vjetore shtesë që vlerësohet gati 200 euro. Spanja ka miratuar një ligj që u merr fitimin kompanive prodhuese për të kompensuar rritjen, ndërsa Italia dhe Franca do të ofrojnë subvencione.

 

Ndërkohë pasojat më të rënda po shihen në Britani ku të paktën katër firma shpërndarëse të energjisë elektrike kanë falimentuar sepse nuk u përgjigjen dot kërkesave të klientëve. Shkak për situatën është bërë rritja e çmimit të gazit në tregun botëror, rritje që arrin gati 250 për qind nga janari. Rritja e kërkesës për gaz të lëngshëm nga Kina po ashtu ka ndikuar.

 

Europa e përdor gazin natyror për të mbuluar 20 për qind të burimeve të veta energjetike, por dhjetëra eurodeputetë pretendojnë se është Rusia që po e manipulon tregun me çmime artificiale.

 

Pretendimin e ndau një ditë më parë edhe sekretarja amerikane për Energjinë, duke akuzuar indirekt Moskën se po e shtyn prodhuesin e saj të gazit, Gazprom, që të ulë prodhimin për kontinentin e vjetër për ta detyruar BE-në të miratojë pa vonesa vënien në jetë të gazsjellësit "Rrjedha Veriore 2". Gazprom ka thënë se po përmbush vetëm detyrimet kontraktuale./Burimi: Ora News


Më të lexuarat