Secondary Adv

BE prezanton propozimin per rikarikues universal

Komisioni Europian prezantoi më 23 shtator, një propozim legjislativ për krijimin e një rikarikuesi universal për të gjitha pajisjet mobile. 

 

Brukseli u kërkon të gjithë prodhuesve të përdorin një pajisje rikarikimi të zakonshme USB-C dhe t’i bëjnë protokollet softuerë të rikarikimit të ndërveprueshëm midis markave. Në bazë të propozimit, Apple duhet të modifikojë sistemin aktual të kabllove Lightning. Me synimin për të reduktuar mbeturinat elektronike, kompanitë duhet të ndalin të shesin rikarikues të rinj për çdo pajisje, duke u dhënë mundësinë konsumatorëve të përdorin kabllot e tyre të vjetër.

 

USB-C është një standard i përbashkët në panoramën e pajisjeve mobile. Gjithë prodhuesit kryesorë të smartphone-ve në botë, nga Samsung te Xiaomi dhe Huawei kanë adoptuar portën e gjeneratës së re prej disa vitesh, duke u krijuar mundësinë konsumatorëve të rikarikojnë pajisjet me të njëjtët aksesorë.

 

Në shkurt 2021, Samsung bëri një hap të rëndësishëm në drejtim të reduktimit të ndotjes teknologjike, duke eliminuar pjesën e rikarikuesit që vihet në mur nga paketimi i Galaxy 21 dhe duke lënë në kuti vetëm kabllon. Tani për tani, është e vetmja që ka bërë këtë hap. Propozimi i mundshëm i BE, për të standardizuar skenarin e rikarikimit, do ta çonte kolosin me seli në Cupertino të ndjekë të njëjtën rrugë të ndërmarrë me iPad, duke përfshirë edhe Mini 2021, me një USB-C.

 

Sidoqoftë, e ardhmja e rikarikimit të telefonave është gjithnjë e më shumë pa kabllo. Tashmë të gjithë, si telefonat Android edhe ata Apple, janë me rikarikim wireless./Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/be-prezanton-propozimin-per-rikarikues-universal/)


Më të lexuarat