Secondary Adv

Bashkia fillon punen per shtimin e hapsirave te gjelbra dhe rehabilitimin e pallateve

Investimet publike të Bashkisë së Tiranës do të shtrihen edhe në njësinë 8 dhe 9, ku pritet të realizohet edhe projekti i “Parkut Qendror dhe i Lumit të Tiranës”. Bashkia e Tiranës ka rehabilituar bllokun e pallateve në rr. Ferit Xhajko si një nga zonat më problematike, duke shtuar hapsirat e gjelbërta dhe ambientet e argëtimit për fëmijët.


Gjatë inspektimit të punimeve, kryebashkiaku Erion Veliaj, u bëri apel qytetarëve ti mirmbajnë hapsirat publike. Gjatë prezantimit të administratorëve të Njësisë 8 dhe 9, Erjon Xhafa dhe Adelina Albrahimi, Veliaj theksoi gjithashtu se së shpejti do vihen në jetë dy projektet më të rëndësishme për kryeqytetin, ai i Bulevardit dhe i Lumit të Tiranës.


 “Kemi marrë disa vendime të rëndësishme për investime që prekin njësitë 8 dhe 9. Njëri prej të cilëve është ai, për atë që sot nuk quhet më projekti i ‘Bulevardit të ri’, por quhet projekti i “Parkut Qendror dhe i Lumit të Tiranës”. Tashmë kemi filluar punën në zonën e lumit të Tiranës për të shtuar parkun në të, e shumë shpejt fillon puna, pas dakordësimit me fondin e Abu Dhabit, për t’u fokusuar te projekti i transformuar me më shumë parqe dhe hapësira të gjelbra, me një park qendror 6-fish i Parkut ‘Rinia’ dhe me më pak ndërtime në këto zona”, deklaroi Veliaj.


Ndër të tjera,  Kryebashkiaku Veliaj u ndal edhe te aksioni i madh i 4 Shtatorit për pastrimin e qytetit, ku ka vlerësuar punën dhe angazhimin e kompanive të pastrimit për të përmbushur detyrimet që lindin nga kontratat e lidhura me Bashkinë.


Më të lexuarat