Secondary Adv

Kina shpall te paligjshme monedhen Bitcoin: Ulet vlera ne bursat nderkombetare

Një vendim i Agjencive më të rëndësishme kineze këtë të premte për monedhën virtuale Bitcoin ka sjellë ulje të vlerës së saj në bursat ndërkombëtare.

 

Qeveria kineze ka ndërmarrë një nismë këtë të premte për t’i shpallur të paligjshme të gjitha transaksionet me monedhën digjitale Bitcoin. Ka mjaftuar kjo deklaratë që vlera e kësaj monedhe në bursa të pësojnë një rënie të frikshme. Agjencitë qeveritare kineze përfshirë rregullatorë të ndryshëm të ekonomisë kineze, si edhe Banka Popullore të Kinës thanë në një deklaratë të përbashëkt se të gjitha aktivitetet e biznesit të lidhura me kriptovalutat janë të paligjshme dhe u zotuan të frenojnë aktivitetet që përfshijnë monedhat dixhitale, që i cilësuan po ashtu të paligjshme. Një masë tjetër e ndërmarrë është edhe bllokimi i shërbimeve në internet për kriptovalutat për qytetarët kinezë.

 

Bitcoin ra menjëherë me rreth 5 pikëpërqindjeje pas këtij lajmi, por gjithashtu u ndikua edhe monedhat virtuale “Ethereum”, e cila ra me 9 pikë përqindjeje. Sipas agjencive kineze, gjiganti aziatik do të zhvillojë "sistemetëreja"për të kundërshtuar rreziqet që vijnë nga kriptovalutat. Kina gradualisht do të fillojë të mbyllë operacionet e zhvillimit të kriptovalutave dhe asnjë projekt i ri nuk do të lejohet, tha Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformave në një deklaratë të veçantë.

 

Mbikëqyrësit e financave dhe bankave thanë se institucionet financiare dhe kompanitë e pagesave nuk duhet të marrin pjesë në asnjë transaksion që lidhet me kriptomonedhat, as nuk duhet të ofrojnë shërbime të lidhura me kripton për klientët e tyre. Masat e ndërmarra nuk kanë të bëjnë vetëm me zvogëlimin e rrezikut financiar, por edhe me ndotjen e ambientit. Kompjuterët e nevojshëm për të prodhuar Bitcoin konsumojnë sasi të mëdha energjie, që për shumë ekspertë është rrezik për mjedisin.

 

Bitcoini së bashku me shumë monedha të tjera virtuale ka gjetur terren në mjaft transaksione nëpër botë, por për ekspertët e fushës është çështje fati investimi në këtomonedha, sepse tregu është  i parregulluar dhe mund të humbësh shumë brenda pak orësh./Burimi: Ora News


Më të lexuarat