Secondary Adv

Viti i ri shkollor nen respektimin e masave anti-Covid: Vaksine, tampon dhe mesim me turne

Kjo e hënë, 27 shtator ka rikthyer në bankat e shkollës nxënësit e sistemit parauniversitar.

 

Deri më tani, është zhvilluar mësimi plotësues për të rikuperuar njohuritë e humbura dhe ka qenë në dëshirën e nxënësve, por nga sot ka nisur zyrtarisht shkolla. Me lule në duar dhe të emocionuar, rreth 480 mijë nxënës në sistemin parauniversitar në të gjithë vendin janë ulur sot në bankat e shkollës. Deri më tani, është zhvilluar mësimi plotësues për të rikuperuar njohuritë e humbura dhe ka qenë në dëshirën e nxënësve, por nga sot ka nisur zyrtarisht shkolla. Mësimi ka filluar në orën 08:00 dhe orët do të jenë nga 30 minuta, si një masë e marrë për të reduktuar qëndrimin në një ambient të mbyllur për orë të gjata.

 

Një pikë e rëndësishme është ajo e zbatimit të masave anti-COVID, ku nxënësit janë të detyruar të respektojnë distancimin social, të mbajnë maskat si dhe ambientet duhet të ajrosen vazhdimisht. Në shkollat ku është e pamundur të respektohet distancimi social, mësimi do të zhvillohet me turne.

 

Të intervistuar nga gazetarja e Report Tv, Dorisa Sallaku, disa prindër shprehen jo dakord me zhvillimin e mësimit me turne.

 

"Nuk jam dakord fare për mësimin me turne sepse fëmijët i marrin gjyshërit që janë të moshuar. Dje na thanë që mësimi do të jetë me dy turne", shprehet një grua."
"Mësimi është me turne, por fatmirësisht shkolla ka bërë një gjë të mirë se ka koordinuar oraret për të dy fëmijët e mi, kjo është gjë e mirë", thotë një tjetër, teksa shoqëron në shkollë dy djemtë e saj."

 

Në ndryshim nga vitet e kaluara, mësuesit do të rikthehen në klasa të vaksinuar, ndërsa për ata që nuk e bëjnë, do të duhet të paraqesin test COVID çdo javë për të treguar se nuk janë të infektuar nga virusi.

 

Me videon e një shkolle të rindërtuar pas tërmetit, kryeministri Edi Rama i ka uruar suksese e mbarësi të gjithë nxënësve. Nëpërmjet një video-mesazhi, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi një ditë më parë iu drejtua me një urim të gjithë nxënësve, duke theksuar se në të gjitha shkollat janë marrë masat që ky vit shkollor të jetë sa më i mbarë. Kushi u bëri thirrje nxënësve që t’i kushtojnë kujdes maksimal masave anti-COVID./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat