Secondary Adv

Cmimi i naftes serish ne rritje: Mund te arrije deri ne 90 USD per fuci

Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke publikuar fitime për të gjashtin sesion me radhë.

 

Çmimet vijojnë të mbështeten nga furnizimi i ulët i tregut dhe nga rritja e  kërkesës. Nafta Brent e Londrës po tregtohet pranë 80 dollarëve për fuçi, niveli më i lartë që nga tetori i vitit 2018. Ndërsa, nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 75.8 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga qershori i këtij viti. Të dy bençmarkët u rritën me rreth 2% në sesionin e kaluar. Ndërkohë, qeveria japoneze njoftoi se do të heqë masat e emergjencës shtetërore si pasojë e Covid-19, duke filluar nga 1 tetori, pasi numri i rasteve të reja ka rënë ndjeshëm.

 

Për shkak të parashikimeve për rritjen e kërkesës, Goldman Sachs vlerëson se nafta Brent mund të rritet në 90 dollarë për fuçi deri në fund të këtij viti, nga 80 dollarë për fuçi që ishte vlerësimi i mëparshëm. Analistët shprehen se edhe rritja rekord e çmimeve të gazit po mbështet tregun e naftës./Burimi: Scan TV


Më të lexuarat