Secondary Adv

Qeveria e Kosoves vendos: 1500 euro per familjet qe kane humbur familjare nga Covid-19

Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin, ku çdo familje kosovare që ka humbur të dashurit e saj për shkak të COVID-19, do të shpërblehen me 1500 euro.

 

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka nënshkruar ditën e sotme vendimin “Mbështetja për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19”.  Të gjithë ata që kanë humbur familjarin për shkak të koronavirusit, që të përfitojnë mbështetjen financiare, kanë afat deri më 30 nëntor për të aplikuar në portalin online, https://masa3-1.rks-gov.net/. Dokumentet e nevojshme për aplikimin elektronik janë: certifikata familjare, që të vërtetohet lidhja e familjare e palikuesit me viktimës dhe fotografi të pjesës së pasme të kartës së identitetit të aplikuesit.

 

Ndërkohë vlen të theksohet që pas datës 1 tetor ky vendim do të ndryshojë. Mbështetjen financiare prej 1500 eurosh do ta përfitojnë vetëm familjarët e viktimave që vdesin si pasojë e COVID, por janë të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat